LAJMI I FUNDIT:

Izraeli vret tre britanikë në Gaza, reagon ashpër kryeministri Rishi Sunak

Izraeli vret tre britanikë në Gaza, reagon ashpër kryeministri Rishi Sunak

Tre punonjës britanikë të ndihmës ishin në mesin e atyre që u vranë nga një sulm izraelit në Gaza, njoftoi organizata bamirëse World Central Kitchen.

Tashmë ka reaguar ashpër kryeministri britanik, Rishi Sunak duke kërkuar llogarie nga shteti izraelit.

Pezullohen operacionet në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmave humanitare, 240 ton ushqime nuk arrijnë tek palestinezët
Lexo po ashtu Pezullohen operacionet në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmave humanitare, 240 ton ushqime nuk arrijnë tek palestinezët

“Izraeli duhet të shpjegojë se si ndodhi ky incident tragjik dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mbrojtur punonjësit e ndihmës dhe për të lehtësuar operacionet jetike humanitare në Gaza”, ka shkruar ai në platformën X.


Të vrarit ishin vullnetarë të një shoqate bamirëse, të cilët ishin duke udhëtuar me tre vetura.

Ata sapo kishin shkarkuar më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare të sjellë nga deti.

Më herët Associated Press citoi të dhënat e spitalit duke thënë se të vdekurit përfshinin gjithashtu një australian, një polak dhe një persona me shtetësi të dyfishtë amerikano-kanadez. /Telegrafi/