LAJMI I FUNDIT:

Këto pesë shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të jenë në marrëdhënie afatgjata

Këto pesë shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të jenë në marrëdhënie afatgjata

Shenja juaj e zodiakut mund të zbulojë nëse jeni tipi që ka gjasa të hyni në një lidhje afatgjatë

Ka disa njerëz që vdesin të jenë beqarë, të shijojnë lirinë në çdo dimension tyrin, të caktojnë çdo takim apo ngjarje në jetën e tyre sipas kohës dhe mënyrës së vet e plot përfitime të tjera

Por, në mesin e tyre, ka tre shenja që dallojnë për dëshirën e të qenit në një marrëdhënie sepse ata thjesht nuk dinë të jetojnë vetëm.


Të qenit në një lidhje i bën të ndihen të përmbushur dhe të vlerësuar. Ja për cilat shenja bëhet fjalë!

Demi

Një Dem rrallë ndihet i/e plotësuar derisa të ketë gjetur një tjetër njeri të rëndësishëm në jetën e vet. Si një shenjë e sunduar nga Venera, Demat ëndërrojnë për takimet e para, darkat romantike dhe rënien kokë e këmbë në dashuri.

Qëllimi i tyre është të gjejnë një partner/e afatgjatë, në mënyrë që të mund të jetojnë në një rutinë komode. Të qenit në një romancë me një partner/e u jep shumë siguri, ndaj nuk duan ta kalojnë kurrë jetën si beqarë, shkruan Bustle, përcjell Telegrafi.

Gaforrja

Gaforrja sundohet nga Hëna, e cila mishëron sigurinë në të gjitha format e saj, duke përfshirë dhe aspektin emocional. Kjo shenjë nuk e do vetminë dhe jetën si beqare, por qëndrueshmërinë dhe lehtësinë për të qenë në një lidhje dashurie.

Gaforret ndihen më mirë kur zgjohen pranë dikujt apo kur kthehen në shtëpi te dikush dhe nuk u pëlqen asgjë më shumë se të kenë një partner/e që ta dashurojnë. Ndaj, vështirë se mund të shihni Gaforre beqare!

Peshorja

Peshorja është gjithmonë një lëmsh i madh stresi kur është vetëm apo beqar/e. Peshoret duan një partner/e aq shumë saqë “hidhen” fshehurazi tek aplikacionet e takimeve për të njohur një person të ri.

Misioni i tyre? Të kenë një të dashur sa më shpejt të jetë e mundur sepse ata janë vazhdimisht në kërkim të lidhjeve, kundrejt qetësisë së beqarisë. Si një shenjë flirtuese, nëse ata janë vetëm me siguri që do të ankohen gjithë kohës te miqtë e tyre për faktin se janë vetëm.

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, andaj lehtë do të mësoni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj
Lexo po ashtu Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, andaj lehtë do të mësoni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

Akrepi

“Akrepi është një shenjë fikse, që do të thotë se pasi angazhohen, ata priren të qëndrojnë në të gjitha uljet dhe ngritjet”, thotë Lang, aq sa ata madje kanë këmbënguljen për të qëndruar në një lidhje shumë kohë pasi të ketë kaluar data e skadencës. Sipas Lang, ata mund të mos kërkojnë në mënyrë aktive marrëdhënie afatgjata, por sapo të gjejnë dikë që mund t’i besojnë, ata janë gjithnjë besnikë.

“Besimi mund të jetë një nga sfidat e Akrepit në marrëdhënie,” thotë ajo. “Ata kanë tendencë të kenë nevojë për siguri emocionale dhe duan një partner me të cilin mund të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre më të thella.”

Na trego shenjën e horoskopit, të të themi me kë mund të shijosh kënaqësinë më të ‘zjarrtë’ në shtrat!
Lexo po ashtu Na trego shenjën e horoskopit, të të themi me kë mund të shijosh kënaqësinë më të ‘zjarrtë’ në shtrat!

Bricjapi

Bricjapi mundon të gjitha gjërat i bën mirë vet. Por ata që kërkojnë marrëdhënie, vendosin një partneritet si synimin e tyre dhe kur një Bricjap ka një qëllim, ata do të bëjnë gjithçka që munden për ta arritur atë. “Ata vlerësojnë strukturën sociale të një partneriteti dhe martese afatgjatë,” thotë Lang.

Ata nuk nxitojnë dhe kanë tendencë të mbajnë në mendje takimin e fundit. Meqenëse janë të orientuar drejt marrëdhënieve, bricjapët janë shumë të kujdesshëm se për kë investojnë kohën dhe energjinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Stil
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Kalo në kategori