LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetares së Zveçanit iu dogj lokali, reagon Kurti: QUINT-i dhe BE-ja ta dënojnë këtë akt kriminal e qyqar

Nënkryetares së Zveçanit iu dogj lokali, reagon Kurti: QUINT-i dhe BE-ja ta dënojnë këtë akt kriminal e qyqar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rastin e ndodhur në Zveçan ku nënkryetares së kësaj komune, Natasha Timoniq, i është djegur dyqani të premten.

Në reagimin e tij, Kurti ka thënë se elemente kriminale kanë zgjedhur sërish dhunën, terrorin dhe sulmin.

Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në "Severna Brigadën" dhe në Listën Serbe
Lexo po ashtu Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në "Severna Brigadën" dhe në Listën Serbe

“Ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”, ka shkruar kryeministri në Facebook.


Ai më tej është shprehur se përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.

“Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar në fund ka thënë se shpreson që edhe ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Zyres së BE-së, Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë siç e ka quajtur, akt kriminal, terrorist e qyqar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori