Data 5 mars është një datë që në historinë e futbollit të Kosovës shënon një kapitull të pazëvendësueshëm, një rrugëtim triumfal që nisi me ndeshjen e parë miqësore nën patronatin e FIFA-s për Përfaqësuesen e Kosovës.
Ajo nuk ishte thjesht vetëm një sfidë sportive, por një shpërthim i emocioneve dhe një manifestim i vullnetit të padiskutueshëm për njohje ndërkombëtare dhe paraprijëse e anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA.
Më 5 mars 2014, stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë u mbush me përplot shikues, të cilët krijuan një atmosferë të pashoqe, duke thirrur për një anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në dy institucionet e futbollit ndërkombëtar.
Ndeshja kundër Haitit nuk ishte vetëm një konfrontim sportiv; ishte një dëshmi e fuqishme se Kosova ishte gati dhe e meritonte të ndihej e barabartë në skenën ndërkombëtare të futbollit, për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë për më shumë se dy dekada.
Pas ndeshjes së parë nën patronatin e FIFA-s, rrugëtimi i Kosovës në futboll u bë një histori e suksesit, pasi në maj të 2016 u pranua në UEFA e FIFA.
Nga 72 ndeshjet zyrtare dhe miqësore nga ajo kohë, Përfaqësuesja e Kosovës ka realizuar 25 fitore, 18 barazime dhe 29 humbje, derisa FFK ka krijuar të gjitha ekipet zinxhir të përfaqësueses në të dyja konkurrencat.
Përfaqësuesja e Kosovës sivjet do të luajë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ndërsa ëndrra madhore mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe Kupën Botërore.
Rrugëtim të suksesshëm ka pasur edhe ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave (e cila tani është promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje), por edhe ekipet tjera zinxhir.
Në këtë ditë, kthehemi në retrospektivë për të falënderuar çdo futbollist, trajner, drejtues klubesh, donator dhe punonjës sportiv që kanë dhënë kontributin e tyre me pasion dhe përkushtim për futbollin e Kosovës. Ata kanë mbajtur gjallë shpresën dhe krenarinë në çdo zemër kosovare në periudhën më të vështirë. E tani është koha që të gjithë bashkë të kontribuojmë për suksesin e shumëpritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë