LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Osmani ka thënë se fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë “është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit”.

Sipas saj fitorja e Ukrainës “është fitore e lirisë”.


Ajo ka shprehur mbështetjen e pa rezervë të Kosovës ndaj Ukrainës përballë këtij agresioni rus.

“Prandaj Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, ka përfunduar Osmani.

Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës
Lexo po ashtu Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

Në prag të samitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar për gazetarët se është e bindur që fitorja e Ukrainës kundër Rusisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kievi “do të vijnë bashkë”.

Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, u mbajt sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore.
Pas samitit, Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën./Telegrafi/