LAJMI I FUNDIT:

Policia në Shkup gjobiti 164 shoferë, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Shkup gjobiti 164 shoferë, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 66 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 14 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 34 gjoba për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.