LAJMI I FUNDIT:

U paraqit për të marrë ndihmën e parë, 47-vjeçari vetëhidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës

U paraqit për të marrë ndihmën e parë, 47-vjeçari vetëhidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës

Një 47-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, duke ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një shtetas me inicialet M. H.. 47-vjeçari është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 12:00 të kësaj të shtune, pasi është vetëplagosur me thikë në Tepelenë.

Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./TCH/