LAJMI I FUNDIT:

BE nis hetim zyrtar ndaj TikTok mbi shkeljet e mundshme të përmbajtjes

BE nis hetim zyrtar ndaj TikTok mbi shkeljet e mundshme të përmbajtjes

Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok ka shkelur rregullat e përmbajtjes në internet të cilat synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurimin e reklamave transparente, duke e vënë kështu platformën në rrezik të një gjobe të madhe.

Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton, tha se vendimin e mori pasi analizoi raportin e vlerësimit të rrezikut të aplikacionit, dhe përgjigjet e tij ndaj kërkesave për informacion.

“Sot ne hapim një hetim për TikTok mbi shkeljen e dyshuar të transparencës dhe detyrimeve për të mbrojtur të miturit: dizajni dhe kufizimet e kohës para ekranit, verifikimi i moshës, privatësia”, tha Breton në X.


Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA) i cili zbatohet për të gjitha platformat online, kërkon që platformat të trajtojnë përmbajtjen e paligjshme dhe rreziqet për sigurinë publike, përcjell Telegrafi.

Pronari i TikTok me bazë në Kinë, ByteDance, mund të përballet me gjoba të mëdha nëse TikTok shpallet fajtor për shkeljen e rregullave.

Megjithatë, platforma ka theksuar se do të vazhdojë të punojë me ekspertë për t’i mbajtur të rinjtë të sigurt dhe se mezi pret t’ia shpjegojë këtë punë në detaje Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian tha se hetimi do të fokusohet në sistemet algoritmike të TikTok, të cilat mund të krijojnë të ashtuquajtuarat ‘efekte të vrimës së lepurit’.

Gjithashtu, do të hetojë nëse TikTok ka vendosur masa të përshtatshme dhe proporcionale për të garantuar një nivel të lartë privatësie dhe sigurie për të miturit.

Ky shënon hetimin e dytë të DSA-së pas hetimit të platformës X të Elon Musk. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Apple po bën tastierën e vet të lojërave

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Kalo në kategori