LAJMI I FUNDIT:

Rama: Sërish do të garoj për kryetar të Prishtinës si kandidat i LDK-së

Rama: Sërish do të garoj për kryetar të Prishtinës si kandidat i LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama synon që në krye të Prishtinës të jetë edhe një mandat, si kandidat i LDK-së.

Rama është i bindur se pa asnjë dyshim përsëri do jetë bashkë me LDK-në.

‘’Absolutisht që po. E kemi një bashkëpunim me LDK-në dhe do të jemi se bashku në mandatin e dytë. E kam thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin. Jemi një, jemi bashkë dhe do të vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh i bindur se do ta fitojë përsëri garën për kryetar të Prishtinës.


Madje, Rama gjithashtu u shprehë se do ta votonte dikë që do të mund të ishte më i mirë se ai.

“Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë. Atëherë edhe unë do ta votoj atë”, tha Rama, për RTV21.

Ai tha se e ka ftuar disa herë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta takuar, por ai nuk ka pranuar.

‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët. Normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin. Me kryeministrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me diskutu për të mirën e qytetit. E kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë ‘javën tjetër, javën tjetër’. Ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama.