LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm 7.0 godet përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan

Një tërmet i fuqishëm 7.0 godet përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë goditi të martën përgjatë kufirit Kinë-Kirgistan, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mundshme materiale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti u regjistrua vetëm pas orës 2:00 të mëngjesit në një thellësi prej 27 kilometrash në rajonin Xinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu.

Menjëherë pas kësaj, tre tërmete të tjera u regjistruan në zonë, me magnitudë 5.5 dhe 5.1 dhe 5.0 ballë.


USGS tha se ekziston rreziku edhe për viktima të mundshme, megjithëse asnjë nuk ishte raportuar menjëherë në zonën malore, rurale ku goditi tërmeti.

Tërmeti i së martës erdhi një ditë pasi një rrëshqitje dheu varrosi dhjetëra njerëz dhe vrau të paktën tetë në jugperëndim të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori