LAJMI I FUNDIT:

A po e shmang Irani konfrontimin ushtarak me SHBA-në?

A po e shmang Irani konfrontimin ushtarak me SHBA-në?

Objektivi kryesor i sulmeve amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, ka qenë frenimi i sulmeve të mëtejshme ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Që kur Hamasi nisi sulmin e 7 tetorit në Izrael, një nga qëllimet kryesore të perëndimorëve është që konflikti izraelito-palestinez të mos zgjerohet në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

Pikërisht për këtë arsye, menjëherë pas sulmeve të Hamasit, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka vendosur dy grupe luftarake në rajon për të penguar Iranin nga përdorimi i rrjetit të tij të militantëve Houthi për destabilizimin e rajonit.


E vetmja zonë ku Irani dhe aleatët e tij kanë arritur të kenë një ndikim të rëndësishëm është Deti i Kuq, ku Houthit kanë intensifikuar gradualisht sulmet ndaj anijeve tregtare.

Të gjitha lajmet rreth sulmeve ndaj Houthive
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmeve ndaj Houthive

Fillimisht grupi militant pretendoi se do të sulmojë vetëm anijet izraelite. Megjithatë, në javët e fundit sulmet e tyre janë drejtuar edhe ndaj transporteve tjera, veçanërisht ngarkesave të destinuara për në Evropë dhe SHBA.

Përpjekja e Houthive për të shënjestruar anijet luftarake amerikane dhe britanike u ndesh me kundërpërgjigjen e dy aleatëve perëndimorë të cilët goditën më shumë se 70 objektiva të rebelëve.

Por, këto duket se nuk janë veprime të mjaftueshme për të dërguar në një përshkallëzim të konfliktit, pasi Irani nuk ka dëshirë të përfshihet në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Perëndimin.

Ky qëndrim do të mbetet i tillë për sa kohë që Irani nuk përpiqet të hapë një front tjetër, siç është shënjestrimi i anijeve në ngushticën e Hormuzit. Çdo përpjekje e iranianëve për të ndërprerë transportin në ngushticë mund të rezultojë lehtësisht në një konflikt tjetër ushtarak, të cilin po përpiqen ta shmangin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori