Që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, aftësia e Kievit për të luftuar ushtrinë pushtuese është varur nga mbështetja perëndimore.
Ndërsa rrezikohen ndihmat për vendin në luftë, ky vit mund të jetë veçanërisht i vështirë për Ukrainën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andriy Borys, bisedoi me analistë të çështjeve ushtarake dhe diplomacisë lidhur me situatën në fushën e betejës dhe skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës.
Suksesi i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vazhdimi i ndihmës nga Perëndimi, thonë disa ekspertë ushtarakë dhe të sferës së diplomacisë.
Gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, thotë se nëse Kongresi miraton një paketë ndihme shtesë për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë dhe Kievi furnizohet nga Perëndimi me avionë luftarakë F-16 dhe raketa, aeroplanët luftarakë ukrainas mund të operojnë më afër vijës së frontit. Petraeus thotë për Zërin e Amerikës se madje e gjithë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të depërtuar fortifikimet e Rusisë në juglindje.
“Ukrainës i duhet të kapërcejë fortifikimet e mëdha në vijën e mbrojtjes ruse që njihet si vija Surovikin, ose në të kundërt të dominojë në ajër. Por nuk jam i sigurt se numri i avionëve që mund të ofrojë Perëndimi do të jetë i mjaftueshëm për të dominuar në ajër”, tha ai.
Historiani ushtarak, Frederick Kagan, me Institutin për Studimet e Luftës, thotë se pa raketa kundërajrore nga Perëndimi, sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase, si ato në Kiev dhe Kharkiv në fillim të janarit, do të jenë edhe më efektive dhe se lufta mund të zgjasë për vite të tëra.
John Herbst, drejtor i Qendrës Euroasia në Këshillin e Atlantikut, thotë se përfundimisht Rusia nuk do ta fitojë luftën.
“Madje, edhe në skenarin më të keq, Ukraina nuk do të pushtohet plotësisht. Ukrainasit zhvilluan një luftë guerile disa vjeçare kundër forcave sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore. Le të shpresojmë që nuk shkon deri në atë pikë”.
Lodhja e Rusisë nga lufta mund të jetë pozitive për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se nëse vazhdon ky ritëm i viktimave ruse, ato do të tejkalojnë mbi gjysmë milioni deri në vitin 2025.
Michael Kofman, ekspert për çështjet e ushtrisë ruse në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, thotë se Rusia ka nevojë për më shumë trupa.
“Rusia mund të rekrutojë trupa të mjaftueshme çdo muaj për të mbuluar humbjet, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar. Ata do të duhet të dyfishojnë ritmin aktual të mobilizimit ushtarak, ose do të duhet të shpallin një tjetër mobilizim të pjesshëm”.
Zoti Kofman thotë se ndihma ndërkombëtare mund ta ndihmojë Ukrainën që të përshtatet për të zmbrapsur sulmet ruse.
“Ukraina mund ta shtojë prodhimin e dronëve dhe sistemeve të tjera për të zvogëluar nevojën për municione artilerie. Por gjithashtu do të ketë nevojë për burime financiare dhe ndihmë nga Perëndimi për prodhimin industrial dhe ndryshimin e përpjekjeve të luftës për gjërat që mund ti bëjë vetë Ukraina”.
Duke cituar burime anonime të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, një artikull i botuar në portalin amerikan “Politico” në dhjetor thekson se Uashingtoni po zhvendos objektivin nga mbështetja e një fitoreje të plotë për Ukrainën, tek manovrat për një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Heather Conley, presidente e Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, thotë se Ukraina nuk mund ta pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të diktuar nga Rusia.
“Ata duan të marrin gjithçka. Putini e cilëson Odesën një qytet rus. Ata duan të vendosin një regjim kukull në Kiev dhe Ukraina të mos ekzistojë si shtet më vete.”
Por ekspertët paralajmërojnë se një ngjarje e papritur, si vdekja e një udhëheqësi botëror, një fatkeqësi natyrore ose shpërthimi i një lufte të re, gjithashtu mund të çojë në ndryshimin e situatës në Ukrainë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë