LAJMI I FUNDIT:

Një javë i vdekur në banesë, gjendet i pajetë një shtetas francez në Vlorë

Një javë i vdekur në banesë, gjendet i pajetë një shtetas francez në Vlorë

Një shtetas francez, 55 vjeç, është gjetur i pajetë brenda një banese pranë “Tregut të orizit” në Vlorë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë 1 javë i vdekur në banesën ku jetonte me qira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.


Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/