LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror (SKTA), e udhëhequr nga kryetari Aleksandar Tasevski, dënoi ashpër sulmin ndaj njërit prej kontrollorëve dhe solli vendim për grevë duke mbyllur hapësirën ajrore, e cila do të fillojë më 10 janar, nëse qeveria nuk i shkarkon tre drejtorët ekzekutiv të Navigacionit Maqedonas (M-NAV), në seancën e radhës më 9 janar.

Tasevski shprehu mirënjohje për opinionin për mbështetjen që kanë marrë kontrollorët pas ngjarjeve, ku u raportuar se disa persona kanë hyrë në objektin e kontrollit të trafikut ajror dhe kanë sulmuar fizikisht një kontrollor të trafikut ajror gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës.

Në takim, SKTA kërkoi nga MPB që menjëherë të fillojë gjetjen e pjesëmarrësve në të gjithë ngjarjen, si personat që nuk ishin të punësuar në kontrollin ajror, të cilët ishin të pranishëm në perimetrin e sigurisë së objektit, si dhe personat e punësuar, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë dhe kanë ndihmuar në gjithë ngjarjen.


“Për shkak të mangësive evidente të sigurisë në shërbimet që janë të ngarkuara për sigurimin e objektit dhe të personave të punësuar në objektin e kontrollit të trafikut ajror, si dhe për shkak të bashkëpunimit të personave të punësuar në M-NAV të cilët kanë ndihmuar në hyrjen e personave të paautorizuar, është kërkuar nga MPB të sigurojë objektin, por edhe punonjësve, veçanërisht pasi është një objekt strategjik shtetëror, por edhe për faktin se kontrollorët e trafikut ajror nuk do të vazhdojnë të punojnë nën frikën se në çdo moment dikush nga jashtë mund të hyjë dhe të rrezikojë jetën e tyre, e me këtë edhe jetën e pasagjerëve në avionët që i shërbejmë”, thonë nga Sindikata.

Ndryshe, nga MPB njoftojnë se katër personat e përfshirë në sulmin ndaj punonjësve të M-NAV, për të cilin u raportua, tashmë ndodhen në stacionin policor dhe me ta janë duke u zhvilluar bisedime zyrtare, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike. Nga aty shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e katër personave të tjerë dhe se në periudhën e ardhshme MPB do të sigurojë në vazhdimësi objektin e M-NAV.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori