LAJMI I FUNDIT:

Si duket sot djaloshi britanik, i cili ishte i zhdukur për gjashtë vjet dhe ku kishte qenë gjatë gjithë kësaj kohe?

Si duket sot djaloshi britanik, i cili ishte i zhdukur për gjashtë vjet dhe ku kishte qenë gjatë gjithë kësaj kohe?

Historia e adoleshenti britanik, Alex Batty i cili u gjet së fundmi në Francë pasi u raportua i zhdukur për gjashtë vjet, ka bërë hov në mediet britanike.

I rishfaqur në publik, ai ka dhënë një intervistë për The Sun dhe ka zbuluar se ka gënjyer për detajet e arratisjes së tij për të mbrojtur nënën dhe gjyshin e tij nga policia, transmeton Telegrafi.


Ai deklaroi se kishte sajuar një histori për një udhëtim katër-ditor, duke shpresuar se do të ndalonte oficerët që t’i gjurmonin.

Adoleshenti u gjet i vetëm në një rajon malor në Francë gjashtë vjet pasi ishte raportua i zhdukur.

Djaloshi britanik që u gjet pas gjashtë vjetëve në Francë: Kam gënjyer për të mbrojtur nënën time
Lexo po ashtu Djaloshi britanik që u gjet pas gjashtë vjetëve në Francë: Kam gënjyer për të mbrojtur nënën time

Batty deklaroi se dyshimet për stilin e jetës nomade të nënës dhe gjyshit të tij filluan kur ai ishte “14 ose 15 vjeç”.

Ambiciet e ardhshme për të studiuar në kolegj nxitën vendimin e tij për të braktisur mënyrën e tyre të jetesës në Pirenejtë francezë, shpjegoi ai.

I kthyer në kujdesin e gjyshes së tij në Oldham, Alex ka folur gjerësisht për arratisjen e tij dhe për atë që e shtyu të largohej.

Ishte i zhdukur për gjashtë vjet, adoleshenti britanik i cili u gjet së fundmi në Francë kthehet në Britani
Lexo po ashtu Ishte i zhdukur për gjashtë vjet, adoleshenti britanik i cili u gjet së fundmi në Francë kthehet në Britani

“Kam gënjyer për të mbrojtur nënën dhe gjyshin tim, por e kuptoj se ata ndoshta do të kapen gjithsesi”, tha ai për The Sun.

“Unë nuk humba. E dija saktësisht se ku po shkoja”, shtoi ai, duke e përshkruar udhëtimin e tij si një shëtitje dy-ditore, fillimisht në qytetin e Quillan, më pas drejt Toulouse.

Alex u kap nga një shofer transporti i cili e pa atë në një rrugë në ultësirat e Pirenejve Francezë, pranë Toulouse në orët e para të një mëngjesi me shi.

Shoferi, Fabien Accidini, tha se Alex i kishte thënë se kishte ecur në Pirinejë për katër ditë e katër netë, duke fjetur ditën dhe duke ecur natën për të mos u parë nga të tjerët.

Gjithçka që kishte ishin 100 euro para në dorë, pa telefon celular dhe po shkonte për në Toulouse dhe ushqehej me gjithçka që mund të gjente në fusha dhe kopshte, pati thënë Accidini.

Ai e kishte çuar adoleshentin në qytetin Revel, dhe e la me autoritetet lokale, të cilët kontrolluan identitetin e tij dhe e çuan në Toulouse përpara se të organizohej udhëtimi i tij për në Britani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori