LAJMI I FUNDIT:

Zelensky bleu një vilë 20 milionë dollarëshe në Florida? Faktet sqarojnë të vërtetën e pretendimeve!

Zelensky bleu një vilë 20 milionë dollarëshe në Florida? Faktet sqarojnë të vërtetën e pretendimeve!

Mediat sociale janë mbushur me pretendime se presidenti i Ukrainës është larguar nga vendi për të kërkuar strehim në Shtetet e Bashkuara.

Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, përdorues të shumtë të mediave sociale kanë pretenduar se Volodymyr Zelensky bleu një rezidencë në Florida dhe tani po kërkon të arratiset ose ka ikur në Shtetet e Bashkuara.

“Volodymyr Zelensky ka aplikuar për nënshtetësinë në SHBA kur vendi i tij të ‘dështojë’. Por vetëm pasi SHBA dërgoi triliona në Ukrainë për përpjekjet e dështuara të luftës”, shkroi në X (ish-Twitter) një përdorues, shkruan më tej Euronews.


Mediumi në fjalë vë në pah faktin se aktivistja e krahut të djathtë dhe ish-kandidatja republikane për Senatin, Lauren Witzke, ka bërë pretendime të ngjashme në një postim në rrjetet sociale, i parë gati 10 milionë herë në X.

Zelensky përgjigjet në pyetjen nëse beson se vitin e ardhshëm do të përfundojë lufta me Rusinë
Lexo po ashtu Zelensky përgjigjet në pyetjen nëse beson se vitin e ardhshëm do të përfundojë lufta me Rusinë

Në të, Witzke pretendon se Zelensky po mendon të largohet nga Ukraina pasi bleu një shtëpi 20 milionë dollarëshe (18 milionë euro) në Florida.

Postimi ndan një kopje të asaj që thuhet të jetë dokumenti i “natyralizimit” të liderit ukrainas në SHBA dhe fotografitë e vilës.

Por a janë të vërteta këto pretendime?

Për të verifikuar këto pretendime, The Cube (një ekip gazetarësh specialistë të mediave sociale, të cilët gjejnë, verifikojnë dhe zbulojnë historitë më të mëdha në kohë reale) fillimisht bëri një kërkim të kundërt të imazheve të fotove të rezidencës, thekson Euronews.

Dhe shtëpia e paraqitur në postim ndodhet në plazhin Ponte Vedra – më shumë se 300 kilometra nga vendndodhja e rezidencës së re të supozuar të Zelenskyt në Vero Beach, Florida.

Deri më 20 dhjetor, vila është ende në treg e listuar me afro 11 milionë dollarë (10 milionë euro) në faqen e internetit Zillow.

Në SHBA, të gjitha dokumentet e transaksioneve të pasurive të paluajtshme janë publike dhe të qasshme në internet.

Shtëpia në fjalë është blerë në vitin 2019 për 6.3 milionë dollarë (5.8 milionë euro).

Ajo iu shit një çifti nga Atlanta që punojnë në financa dhe janë ende pronarë aktualë, sipas të dhënave publike.

Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE
Lexo po ashtu Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

Kjo do të thotë se shtëpia nuk i përket Volodymyr Zelenskyt dhe gruas së tij, siç thuhet në postimet në mediat sociale.

Ndërsa sa i përket dokumentit që supozohet se tregon kërkesën e presidentit ukrainas për shtetësi, ai është gjithashtu i rremë.

E për foton, Euronews zbuloi se dikush e kishte marrë nga faqja zyrtare e qeverisë ukrainase.

Dhe siç vërehet nga Lachlan Markay, një gazetar me qendër në Shtetet e Bashkuara, dezinformimi duket se e ka origjinën nga faqja e internetit DC Weekly, e cila ndan përmbajtje pro-ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori