LAJMI I FUNDIT:

Djali i Bidenit me nëntë aktakuza të reja, mund të dënohet me 17 vite burg

Djali i Bidenit me nëntë aktakuza të reja, mund të dënohet me 17 vite burg

Djali i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter, po përballet me akuza të reja penale për shmangie të tatimit në vlerë të 1.4 milion dollarëve ndërsa shpenzoi miliona për një mënyrë jetë luksoze.

Sipas aktakuzës së ngritur në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë, ai akuzohet për tre vepra penale dhe gjashtë kundërvajtje që lidhen me taksat.

Publikohen foto skandaloze të djalit të Joe Bidenit - disa prej tyre i ka bërë në Kosovë
Lexo po ashtu Publikohen foto skandaloze të djalit të Joe Bidenit - disa prej tyre i ka bërë në Kosovë

Departamenti i Drejtësisë tha se hetimi është në vazhdim dhe nëse shpallet fajtor për akuzat, ai përballet me 17 vjet burg, raporton ap.


Ai akuzohet se ka dështuar të paguajë të paktën 1.4 milion dollarë taksa federale nga viti 2016 në 2019, ndërsa ka shpenzuar miliona dollarë për një jetë luksoze.

Aktakuza e së enjtes pretendon se Hunter Biden “fitoi mirë” ndërsa shërbente në bordet e një konglomerati industrial ukrainas dhe një fondi privat kinez.

Por, me rritjen e të ardhurave, rriteshin edhe shpenzimet. Vetëm në vitin 2018, thuhet në aktakuzë, ai ka shpenzuar më shumë se 1.8 milion dollarë, por asnjë qindarkë nuk ka shkuar për pagimin e taksave.

Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?
Lexo po ashtu Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?

Përmendet se ndër të tjera ka shpenzuar para për drogë, shoqëruese, hotele luksoze, vetura dhe veshje, si dhe ka ndarë më shumë se 70 mijë dollarë për rehabilitim ndaj varësisë së drogës.

Hunter Biden është shpesh temë e mediave për shkak të varësisë ndaj substancave narkotike dhe sjelljes të pahijshme, ku në disa raste i kanë rrjedh edhe fotografi lakuriq ose duke konsumuar drogë dhe përfshirja e tij në kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma” ndërsa babai i tij ishte nënpresident amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori