LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës, akset rrugore që janë të bllokuara në Shqipëri

Reshjet e borës, akset rrugore që janë të bllokuara në Shqipëri

Reshjet e dendura të borës kanë pushtuar vendin këtë të shtunë, duke sjellë bllokimin e disa akseve rrugore.

Në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, Qafë Thore, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.


Në qarkun e Dibrës reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, më konkretisht: Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë, Peshkopi-Kuben-Kukës.

Gjithashtu aksi rrugor Bypass-Qafë Murrizë, është bërë i pa kalueshëm. Aktualisht në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në këto momente ky aks është i kalueshëm.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe zonat malore në qarkun e Elbasanit. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm. Në këto qytet është rritur numri i patrullimit të policisë në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit të keq.

Kontraktorët po merren me pastrimin e rrugëve nga bora dhe hedhjen e kripës, njëkohësisht në zonat ku ka reshje të dendura të shiut po pastrohen materialet e rëna në rrugë.

Polica bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë në zonat ku ka rënë dëborë. Gjithashtu ata kanë kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme, të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën.

Në rast nevoje për ndihmë, i disponueshëm nga uniformat blu qëndron numri i telefononit 112. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori