LAJMI I FUNDIT:

Lirim Jakupi, Afrim Ismajloviqi e Faton Osmani, dënohen me 27, 24 dhe 15 vjet burgim për vrasje në Gjilan

Lirim Jakupi, Afrim Ismajloviqi e Faton Osmani, dënohen me 27, 24 dhe 15 vjet burgim për vrasje në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar Lirim Jakupin, Afrim Ismajloviqin dhe Faton Osmanin për akuzën vrasje të rëndë dhe ndihmë në vrasje.

Bakush Veseli ishte vrarë në shtator të vitit 2021, në një kafiteri në Gjilan.

Lirim Jakupi është dënuar me 27 vite burgim si dënim unik për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, kurse Afrim Ismajloviq është dënuar me 24 vite burgim, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.


Për ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë është dënuar Faton Osmani me 15 vite burgim.

Trupi gjykues që mori këtë vendim përbëhet nga Naser Maliqi kryetar, Islam Thaçi dhe Sahit Boroci anëtarë.

Si ka ndodhur vrasja sipas prokurorisë?

Sipas dosjes së prokurorisë, ngjarja kritike kishte ndodhur në kafiterinë “Premium” në rrugën “Ëilliam Shakespeare” në Gjilan.

“Lirim Jakupi dhe Afrim Ismajloviq pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.A. nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafiteri dhe afërsi të të ndjerit”- përshkruhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, ata kishin shkuar të armatosur me veturën e markës “Audi A3”, të cilën po e drejtonte Faton Osmani, armët që i kishin poseduar të njëjtit kishin qenë pistoletë të kalibrit 9 mm, dhe  kalibrit 7.65 mm.

Aktakuza e Prokurorisë thotë që pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes në kafiteri, i ishin afruar në shpejtësi tani të ndjerit Bakush Veselit i cili kishte qenë në shoqëri edhe me dy persona të tjerë ulur duke biseduar dhe të akuzuarit kishin shtënë me revole plot 14 herë.

“Dy të pandehurit Jakupi dhe Ismajloviq, me armë në dorë dhe nga distanca rreth një metër, i pari shtënë me pistoletë të kalibrit 9 mm, duke i zbrazur 8 fishekë dhe në vazhdim edhe i pandehuri tjetër me revolën tjetër të kalibrit 7.65 mm, duke e goditur me këtë rast tani të ndjerin me gjashtë plumba në pjesët vitale të trupit nga të cilat i njëjti ndërron jetë menjëherë” – përshkruhet në dosjen e Prokurorisë.

Sipas dosjes, pas kryerjes së vrasjes, ata ishin larguar nga vendi ngjarjes drejt veturës që ishte duke i pritur dhe kishin ikur në drejt të lagjes “Arbëria”.

Derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, të dënuarve do ju vazhdohet masa e paraburgimit, thuhet në njoftimin e gjykatës, raporton Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori