LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Deklarata e ministrit izraelit për hedhjen e bombës bërthamore në Gazë, është e papranueshme

SHBA: Deklarata e ministrit izraelit për hedhjen e bombës bërthamore në Gazë, është e papranueshme

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar propozimin e ministrit izraelit rreth hedhjes së bombës bërthamore në Gazë, si të papranueshme dhe i kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të shmangin “retorikën e urrejtjes”.

“Kryemininstri (Benjamin) Netanyahu dhe qeveria izraelite janë distancuar nga këto komente të ministrit izraelite që ne i cilësojmë si plotësisht të papranueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët në konflikt, të shmangin retorikën e urrejtjes që mund të përkeqësojë më shumë situatën”, shtoi ai.


Publikohen pamjet e policit izraelit, ishte ndër të parët që u shfaq në festival pas masakrës së 7 tetorit – aty u vranë mbi 300 persona
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e policit izraelit, ishte ndër të parët që u shfaq në festival pas masakrës së 7 tetorit – aty u vranë mbi 300 persona

E qeveria e Netanyahut të dielën suspendoi ministrin e Trashëgimisë, Amichaya Eliyahua, nga seancat e qeverisë deri te një vendim tjetër.

“Deklaratat e tij në themel nuk janë realitet”, tha Netanyahu në platformën X duke shtuar se “Izraeli dhe ushtria e këtij vendi  veprojnë në kuadër të standardeve më të larta ndërkombëtare për të shmangur dëmtimin e civilëve”.

Kujtojmë që ministri izraelit gjatë një interviste të dhënë, kishte deklaruar se një nga “opsionet është hedhja e bombës bërthamore në Gazë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori