LAJMI I FUNDIT:

Kampi i refugjatëve në Gazë është shkatërruar plotësisht, raketat izraelite e bënë rrafsh me tokë – u vranë dhe plagosën qindra persona

Kampi i refugjatëve në Gazë është shkatërruar plotësisht, raketat izraelite e bënë rrafsh me tokë – u vranë dhe plagosën qindra persona

Drejtori i mbrojtjes civile në Gazë, Ahmad el Kalut, ka thënë se kampi i refugjatëve Jabali është shkatërruar plotësisht pas bombardimeve izraelite.

“Këto objekte janë shtëpia e qindra njerëzve. Forcave pushtuese ajrore i shkatërruan me gjashtë bomba të prodhimit amerikan. Kjo është masakra më e re që e ka kryer agresori izraelit në Rripin e Gazës”, tha El Kalut para gazetarëve në spitalin Kan Junis, raporton Al Jazeera.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që menjëherë të reagojë, me qëllim që të ndalë Izraelin, “para se të jetë tepër vonë”, transmeton Telegrafi.


Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit
Lexo po ashtu Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit

Autoritet e Hamasit kanë njoftuar se në sulmet ajrore izraelitë në kampin e refugjatëve janë vrarë apo plagosur mbi 400 persona, në mesin e të cilëve numër i madh gra e fëmijë.

Siç raporton Guardian, të paktën 47 persona kanë humbur jetën, derisa ministria e Shëndetësisë në Gazë, pretendojnë në një kumtesë se “mbi 50 persona janë vrarë nën rrënoja dhe 150 tjerë gjenden akoma nën rrënoja”.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Ayed al Bazm tha se gjashtë bomba kanë rënë në këtë rajon. E forcat izraelite kanë konfirmuar se kanë bombarduar kampin e refugjatëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori