LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite u futën brenda Gazës për të dytën herë, kryen sulme me artileri në caqe të Hamasit

Forcat izraelite u futën brenda Gazës për të dytën herë, kryen sulme me artileri në caqe të Hamasit

Trupat izraelite kanë kryer “bastisje në pika të synuara” brenda Gazës për të dytën natë radhazi përpara se të tërhiqeshin, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë të premten.

Videoja e publikuar nga IDF tregonte tanke dhe automjete të blinduara që lëviznin në një rrugë pranë një toke bujqësore; pamjet tregonin gjithashtu edhe sulme në ndërtesa dhe në zona të hapura, transmeton Telegrafi.


Bastisja, që përfshinte sulme me aeroplanë luftarakë dhe me artileri në lagjen Shaja’iyah, kishte në cak infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë edhe “pikat lansuese të raketave antitank, qendrat e komandës dhe kontrollit, si dhe luftëtarët e Hamasit”, sipas IDF.

“Trupat dolën nga zona në fund të operacioneve”, thuhet në deklaratë.

Bastisja e dytë vjen pasi IDF tha se kreu një operacion të ngjashëm me tanke në Gazën veriore si “pjesë e përgatitjeve për fazat e ardhshme të luftimit”.

Izraeli është zotuar se do ta zhdukë Hamasin, grupin militant që kontrollon Gazën, në përgjigje të sulmeve që nisi më 7 tetor, duke përfshirë ato me raketa në Tel Aviv dhe mobilizimit të militantëve të saj në komunitetet jugore izraelite nga ku rrëmbeu 200 persona. Siç raportohet, 1,400 persona janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

​Të paktën 30 të vdekur, shumë të bllokuar dhe miliona njerëz pa energji elektrike - ndërsa uragani Helena “kaloi përmes” juglindjes së SHBA-së

Amerika
Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Izraeli thuhet se shënjestroi liderin e Hezbollahut në një sulm ajror masiv kundër selisë së grupit në Bejrut

Botë
Kalo në kategori