LAJMI I FUNDIT:

VV bojkoton seancën e veçantë të opozitës, Tahiri: Nuk është koha për beteja politike

VV bojkoton seancën e veçantë të opozitës, Tahiri: Nuk është koha për beteja politike

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e veçantë ku në rend dite ishte miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se deputetët e LVV-së e kanë bojkotuar seancën, transmeton Telegrafi.

“Nuk është koha për beteja politike. Qëllimi është që si Kuvend të bëjmë një veprim duke shprehur falënderim në raport me rezolutën e Parlamentit Evropian. E shoh si veprim të papërgjegjshëm, si pamaturi”, tha ai.


Tutje, ai deklaroi se LVV ka frikë të përballet me Kuvend.

“Nuk e di pse nuk janë këtu, e çka po i frikëson mos me qenë në Kuvend”, tha ai.

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur, BE duhet t'i heqë sanksionet
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur, BE duhet t'i heqë sanksionet

Seanca ka përfunduar pas deklarimit të disa deputetëve të opozitës.

Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga LVV se pse është bojkotuar seanca, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të ndërmarrin masa ndaj Qeverisë së Serbisë nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Serbisë nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.

“Ftohet Këshilli që të miratojë masave të shënjestruara restriktive, përfshirë por jo edhe të kufizuara, ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimeve për aktorët destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, ftojmë Këshillin që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e masave të shënjestruara kundër Milan Radoiçiqit”, thuhet në rezolutë.

PE me rezolutë i bën thirrje vendeve të BE-së që të marrin masa kufizuese ndaj Serbisë, nëse dëshmohet se ka lidhje me sulmin në Banjskë
Lexo po ashtu PE me rezolutë i bën thirrje vendeve të BE-së që të marrin masa kufizuese ndaj Serbisë, nëse dëshmohet se ka lidhje me sulmin në Banjskë

Miratimi i kësaj rezolutë është mirëpritur në Kosovë. /Telegrafi/