LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnit me dukjen në të zeza teksa shkon për të promovuar bashkëpunimin me “Primark” në një dyqan në Londër

Rita Ora mahnit me dukjen në të zeza teksa shkon për të promovuar bashkëpunimin me “Primark” në një dyqan në Londër

Rita Ora mahniti me dukjen teksa po shkonte në një dyqan tw Primark në Londër të mërkurën për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, ishte e veshur tërësisht të zeza e cila përmbante një pallto lëkure të lidhur me rripa, pantallona dhe çizme të ngjashme deri tek gjuri.

Ajo e përfundoi ‘look’-un me një çantë lëkure të zezë me shkëlqim dhe një palë syze dielli gjithashtu të zeza.


Rita, e cila u martua me regjisoren Taika Waititi vitin e kaluar, lansoi bashkëpunimin Rita Ora x Primark në shtator.

Bashkëpunimi u përball me reagimin e fansave të cilët ishin të zhgënjyer që Rita do të promovonte modën e shpejtë dhe tw lirw dhe skeptikë nëse një milioner do të bënte pazar në Primark.

“Rita Ora x Primark” është një bashkëpunim ndërkombëtar me shumë sezone që i lejon klientët e Primark-ut të blejnë stilin e famshëm dhe unik të Ritës për një shumë më të ulët.

Duke komentuar partneritetin, Rita tha: “Gjatë gjithë jetës sime kam dashur gjithmonë të dukem me stil dhe kur isha më e re, nuk mund ta kisha bërë këtë pa Primark”.

“Unë gjithmonë mund ta zgjas buxhetin tim me kaq shumë pjesë të shkëlqyera nga Primark. Sinqerisht, atëherë mësova se si të bëhesha kreative dhe të luaja me modën”, u shpreh Rita.

“Krijimi i këtij koleksioni me Primark ka qenë shumë nostalgjik për mua dhe mezi pres që bota ta shohë atë!”, tha ajo.

Krijuesja e “RIP” është aktualisht trajner në “The Voice Australia” dhe pritet të jetë paneliste në “The Masked Singer” (SHBA) vitin e ardhshëm.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Rita i është rikthyer gjithashtu muzikës, duke lëshuar albumin e tretë “You & I” në korrik – njëmbëdhjetë vjet pasi albumi i saj debutues pushtoi top listat britanike.

Ajo ka shijuar një lidhje me bashkëshortin Taika që nga viti 2021, dhe më parë ishte në lidhje me Rob Kardashian dhe Calvin Harris. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori