LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e dialogut

Lajçak pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të shtunën se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Lajçak në platformën X tha se ai dhe katër diplomatët e tjerë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, me Kurtin dhe Vuçiqin patën diskutime të rëndësishme dhe shumë thelbësore.

“Ne theksuam se sulmi i 24 shtatorit duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dyja palët të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar ai në platformën X.


Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me Lajçakun dhe katër diplomatët e tjerë perëndimorë të shtunën në Prishtinë, se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve.

Në lidhje me dialogun, kryeministri kosovar theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pati një takim “të vështirë” me pesë diplomatëve perëndimorë të shtunën në Beograd.

“Besoj se në periudhën e ardhshme ne do ta gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, tha Vuçiq në një shkrim në rrjetin social Instagram, pas takimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori