LAJMI I FUNDIT:

Osmani flet para KS të OKB-së për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës

Osmani flet para KS të OKB-së për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës
Foto: Arkiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën mbrëma ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ka falënderuar Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës.

“Fjalimi im para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të shumta anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesve të shoqërisë civile e mediave lidhur me dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Falënderoj Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarëve të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Mirënjohëse edhe ndaj  Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkërorganizatorë të kësaj seance”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/