LAJMI I FUNDIT:

A i zbehni dritat ndërsa bëni dashuri: Studimi tregon pse nuk duhet

A i zbehni dritat ndërsa bëni dashuri: Studimi tregon pse nuk duhet

Shumë meshkuj, që përpiqen të joshin një femër, fillimisht mendojnë të errësojnë ambientin për të krijuar një atmosferë romantike

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që nuk duhet të bëjnë nëse duan të tregojnë nga vetja më të mirën në shtrat.

Drita e fortë, ashtu si drita e ditës, rrit nivelet e testosteronit dhe mund të trefishojë kënaqësinë, ka treguar hulumtimi. Domethënë, gjithnjë e më shumë meshkujt mbi 40 vjeç vuajnë nga mungesa e dëshirës seksuale.


Rënia e dëshirës seksuale ndryshon në varësi të stinëve dhe shkencëtarët vendosën të kontrollojnë nëse kjo ka të bëjë me ndikimin e dritës përreth, apo mungesën e saj, transmeton Telegrafi.

Një ekip shkencëtarësh italianë nga Universiteti i Sienës ekzaminoi 38 burra që luftonin me mungesën e dëshirës seksuale. Për të testuar teorinë, burrat u ndanë në dy grupe.

Për dy javë, një grup burrash silleshin në një dhomë të ndriçuar çdo mëngjes. Pas kësaj periudhe, u matën niveli i testosteronit dhe u vu re se ai u rrit ndjeshëm në krahasim me një grup tjetër meshkujsh që nuk ishin të ekspozuar ndaj dritës së fortë.

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në konferencën vjetore të Kolegjit Evropian të Neuropsikofarmakologjisë (ECNP) në Vjenë. /Telegrafi/