LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësministri i Brendshëm ”dekonspiron” planin e Serbisë për ta shpëtuar Radoiçiqin nga gjykimi në Kosovë

Ish-zëvendësministri i Brendshëm ”dekonspiron” planin e Serbisë për ta shpëtuar Radoiçiqin nga gjykimi në Kosovë

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se ndalimi dhe lirimi i kriminelit Milan Radoiçiq ishte një skenar i mirë-menduar i Serbisë.

Në RTV Dukagjini Hoxha ka thënë se pasi institucionet e Kosovës e demonstruan mjaft mirë praninë e Radoiçiq në sulmin e organizuar terrorist në veri të Kosovës, Serbia orkestroi pranimin e fajësisë për Radoiçiqin.

“E orkestruan pranimin e fajësisë për dy arsye. E para për ta amnistuar Beogradin zyrtarë nga organizmi i aktit të tillë. E dyta për ta amnistuar Radojciqin, sepse po del që ai mund të jetë më i fuqishëm se Vuciqi. Pranimi  fajësisë, ndalimi dhe lirimi, tregon se do t’i nënshtrohet disa procedurave formale. Kualifikimi i tij do jetë posedim i paligjshëm i armëve, që është akuzë qesharake. Pastaj  e zhvendosin fokusin në Bosnjë që me një gurë t’i vrasin dy zogj.


“Besoj që për veprën e tillë minimum do jetë një vit, por do ketë dënim simbolik, për ta amnistua për vepra terroriste, për ta konsideruar si çështje të gjykuar, që shteti i Kosovës të mos ketë të drejtë ta gjykoj për veprat që realisht ai do të duhej gjykuar”, ka deklaruar Hoxha.

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani
Lexo po ashtu Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Që Serbia ta dorëzojë Millan Radoiçiqin dhe të përfshirët e tjerë të dyshuar në sulmin terrorist në Banjskë – ashtu siç bëjnë thirrje autoritetet e Kosovës – organet e drejtësisë duhet t’i kalojnë disa procedura, por edhe atëherë “gjasat janë të vogla”.

Krimineli Radoiçiq, do të mund të dorëzohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të.

Meqë ky nuk është rasti, fletarrestimi ndërkombëtar duhet të lëshohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Radoiçiq u lirua të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua, nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Atij iu ndalua, po ashtu, ardhja në Kosovë./Telegrafi/