LAJMI I FUNDIT:

Turisti zviceran bllokohet në Karaburun, e shpëton Policia Kufitare e Vlorës

Turisti zviceran bllokohet në Karaburun, e shpëton Policia Kufitare e Vlorës

Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zviceran.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.


Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia Kufitare e Vlorës njofton se vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë, gjatë gjithë vitit./Telegrafi/