LAJMI I FUNDIT:

Spasovski-Poklukar: Përforcim të kapaciteteve në Sektorin për njësite të aviacionit të MPB-së

Spasovski-Poklukar: Përforcim të kapaciteteve në Sektorin për njësite të aviacionit të MPB-së

Me donacion slloven nga pjesë rezervë dhe komponente për fluturaket, do të përforcohen kapacitetet e Sektorit për njësite të aviacionit të MPB-së. Për këtë qëllim sot në Lubjanë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe kolegu i tij slloven Boshtjan Poklukar nënshkruan Memorandum për sigurimin e ndihmës zhvillimore mes MPB-së së Republikës së Maqeodnisë së Veriut dhe MPB-së së Sllovenisë për Sektorin për njësite të aviacionit.

Qëllimi i donacionit është përforcimi i kapaciteteve të Sektorit për njësite të aviacionit për kryerje të detyrave të çdoditshme policore, duke përfshirë edhe detyrat për shpëtim të njerëzve, ndërsa është me vlerë prej mbi 270.000 euro.

“Memorandumi për bashkëpunim paraqet ndihmë të rëndësishme për funksionimin e Sektorit për njësite të aviacionit nga aspekti i qajes së pjesëve të platformave të helikopterit, të cilat do të mundësojnë që Sektori të vazhdojë t’i përdorë helikopterët, ndërsa njëherit edhe do të marrë aftësi të reja, duke pasur parasysh pakot mjekësore, të cilat do të jenë pjesë e ndihmës”, tha Spasovski në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të të memorandumit.


Ai e theksoi propozimin e tij për riaktualizimin e negociatave, ndërsa më tej edhe nënshkrimin dhe realizimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e stërvitjeve të përbashkëta, të cilat, siç tha, në mënyrë plotësuese do t’i përfocojnë kapacitetet e efektivëve të policisë dhe do të kontribuojë edhe drejt rrjetëzimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave.

“Ky takim do të kontribuojë drejt thellimit të mëtutjeshëm dhe avancimin e partneritetit të përkohshëm, me propozime dhe ide të reja të dy ministrive dhe dy shteteve”, tha Spasovski dhe e potencoi bashkëpunimin e deritanishëm miqësor dhe të sinqertë.

Ministri Pokluar si nismë të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer aktual mes dy ministrive e vlerësoi propozimin për riaktualizimin e Memorandumit për stërvitje të përbashkëta dhe e mbështet në tërësi. Njëherit, ai e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të vendit në rrugën dejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori