Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë të hënës së 25 shtatorit është takuar me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kurti e ka falënderuar Sarrazin për vizitën e shpejtë pas sulmit të djeshëm në veri.
“Faleminderit, Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, për vizitën tuaj të shpejtë pas sulmeve terroriste të djeshme në territorin tonë. Mbështetja e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë, në këtë periudhë, është një mbështetje e fortë e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Sipas Zyrës së Kryeministrit tema qendrore e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku.
Kryeministri Kurti e ka njoftuar emisarin gjerman, Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.
Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë./Telegrafi/
Thank you, @ManuelSarrazin, German Special Representative for the WB6, for your prompt visit following yesterday's terrorist attacks on our territory. The support of 🇩🇪 and our other allies, as we securely navigate this period, is a strong endorsement of democracy & rule of law. pic.twitter.com/Do3dhQ2lKB
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë