LAJMI I FUNDIT:

U ekzekutua mbrëmjen e sotme, Laertiad Keka i dënuar më parë me 10 vite burg

U ekzekutua mbrëmjen e sotme, Laertiad Keka i dënuar më parë me 10 vite burg

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës  pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

41-vjeçari, Leartiad Keka (Lekaj) u ekzekutua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa viktima ishte duke lëvizur me motor.

Pas të shtënave të para, 41-vjeçari u rrëzua dhe tentoi të arratisej, por autori e qëlloi serish duke e lënë të vdekur në vend.


ABC News mëson se Lekaj është dënuar në vitin 2005 me rreth 10 vite burg për kryerjen e veprës penale, të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur makinën tip “Audi A6” të përdorur nga autorët.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, ndërsa zona është e rrethuar me biznese të cilat janë të pajisura me kamera që pritet t’i vijnë në ndihmë policisë për zbardhjen e ngjarjes.