LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoi t’i ikte policisë një shtetas në kërkim, në pranga 27-vjeçari në Shkodër

Ndihmoi t’i ikte policisë një shtetas në kërkim, në pranga 27-vjeçari në Shkodër

Në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, i cili nisi një ditë më parë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Shkodra.

Të martën, policia njoftoi se kishte vënë në pranga një person të shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, i cili kishte tentuar t’i largohej policisë i ndihmuar nga 27-vjeçari nga Shkodra me iniciale E. L.. Ndërkohë, sot u bë i mundur edhe arrestimi i drejtuesit të makinës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Wanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.


Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente”, njoftoi policia. /Telegrafi/