Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI) po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.
Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.
Ministria ofron tekstet çdo vit për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërkaq për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën një vit ofrohen tekstet e reja, ndërsa vitin tjetër shfrytëzohen të njëjtat tekste, tha Nagavci.
Deri tani, Ministria i ka blerë librat direkt nëpër shtëpi botuese, nga ku ato u janë shpërndarë nxënësve nëpër shkolla.
Por MASHTI synon ta ndryshojë strategjinë dhe do të vendosë brenda pak ditëve për planin e ri për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.
“Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore, sipas obligimit ligjor të Ministrisë së Arsimit, të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shumë shpejt, brenda dy a tri ditëve do të vendoset për këtë”, tha Nagavci.
Duke folur për arsyet e këtij vendimi Nagavci shpjegoi se kemi pasur edhe raste të cilat MASHTI i ka adresuar te organet e hetuesisë.
“Kemi pasur raste kur një tekst një vit është shitur 3 euro, pastaj në vitin vijues mbi 12 euro”, shtoi ajo.
Ndaj këtyre deklaratave të Nagavcit ka pasur reagime të shumta nga subjektet opozitare dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti, duhet që t’i blejnë edhe librat për fëmijët e tyre.
“Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie. Tani, përveç rritjes së kostos së jetesës, përmes rritjes së çmimit të energjisë e produkteve bazike ushqimore, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti duhet që të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre”, ka shkruar pos tjerash Krasniqi në Facebook.
Sipas tij, mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla.
Kurse deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shkruar se këtë dështim nuk e kanë borxh fëmijët dhe se kjo nuk duhet të ndodhë tani kur ka mbetur një javë para nisjes së procesit mësimor.
“Nisma e Ministrisë së Arsimit që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e librave shkollor vetëm një javë para se të nisë procesi mësimor është nismë e gabuar, e vonuar që do të ketë pasoja për gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre. Shteti nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi dhe as kushtëzimeve eventuale nga ndonjë shtëpi botuese, por vendimet për gjëra kaq të rëndësishme për procesin mësimor duhet të merren shumë kohë më parë, të bëhen përgatitje dhe të mos pësojë gjithë shoqëria”, shkruan Bajrami.
Sipas saj, ka një dështim të MASHT-it meqë krejt në fund “paskan marrë çmimet e larta nga shtëpitë botuese dhe tash i ngarkojnë familjet dhe prindërit e fëmijëve t’i blejnë librat”.
Edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo që po ndodh me arsimin në Kosovë, nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë pas luftës, kjo si pasojë e njerëzve të paaftë në qeverisje.
Dreshaj ka thënë se qeveria po bënë lojë me emocionet e fëmijëve dhe me skamjen e familjarëve e gatishmërinë e mësimdhënësve.
“Dështimi i radhës i qeverisë, lajm i hidhur për nxënës, prindër e mësimdhënës. A thua pse edhe sivjet lojë me emocionet e fëmijëve, me skamjen e familjarëve dhe me gatishmërinë e mësimdhënësve, përkundër shumë pakënaqësive, që ky vit të fillojë me kohë. Cilat qenkan prioritetet menaxhuese të këtij vendi: shkollat e parinovuara, tekstet mësimore te pakontraktuara, mësues e nxënës në shtëpi. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë pas lufte e madje as gjatë viteve të okupimit, viteve të 90-ta. Krejt kjo si pasojë e paaftësisë së njerëzve që sot qeverisin me vendin”, ka shkruar pos tjerash Dreshaj.
Derisa reagime të ashpra në kundërshtim të ministres nagavci ka pasur edhe nga shoqëria civile.
Eugen Cakolli nga KDI, për vendimin e MAShT-it ka thënë se nuk është zgjidhje, duke e cilësuar si “improvizim koti” për t’a mbuluar “një dështim dhe papërgjegjësi kaq të madhe – për të cilën duhet dhënë llogari”.
“Në çfarëdo varianti, çmimi të cilin do t’a paguajnë prindërit për tekstet shkollore të fëmijëve s’mund të jetë më i ulët sesa cilido çmim i negociuar mes Ministrisë së Arsimit dhe prodhuesve të teksteve shkollore”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, nuk do të ketë asnjë garancë që mjetet e paguara do të shfrytëzohen për qëllimin e blerjes së librave nga prindërit.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar me deklaratat e ministres duke thënë se “e udhës ishte të ndahen mjete financiare për blerjen e librave nga klasa e parë deri në te pestën edhe për Ministren Nagavci dhe këshilltaret e saj”.
Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, dhe analisti Jusuf Thaçi pyet se si është më lirë që të blihen librat nga prindërit, me pakicë, se sa të blihen nga shteti me shumicë.
“Hajde logjikë, hajde!”, ka shkruar i çuditur Thaçi me arsyetimin e tyre se blerja e librave me pakicë (nga prindërit) del më lirë se sa përmes metodës me shumicë (nga shteti).
Analisti Imer Mushkolaj thotë se Qeveria dhe Ministria e Arsimit po përpiqen që “dështimin për furnizim të nxënësve me libra, ta mbulojnë me improvizim”.
“Krejt skandali po ndodh 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Nxënësve nuk do t’iu sigurohen librat me kohë, ndërkaq s’ka garancë që një pjesë e prindërve nuk do t’i përdorin paratë e librave për tjetër gjë. Improvizimi ka emër, dështimi ka emër”.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se Ministria e Arsimit nuk i ka konsultuar fare komunat rreth mundësisë që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre dhe ata të rimbursohen më pas nga Qeveria.
“Çfarë mase ka paraparë MASHTI që të jetë i sigurt se nxënësit do t’i blejnë të gjitha tekstet shkollore të parapara? Ka komuna që nuk kanë librari fare. Këto janë problemet që MASHTI është dashur t’I diskutojë me komunat përpara se të sjellë vendime të tilla”, ka thënë Ibrahimi.
Edhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, tha se menjëherë kanë filluar ankesat dhe shqetësimet e prindërve, për shkak se kjo e “vështirëson situatën financiare”.
“Pasi kam lexuar shkrimin në media kam telefonuar në ministri dhe kam marr informata për këtë çështje dhe kam përcjell brengat dhe shqetësimet e prindërve. Ende nuk është definitive, pasi më është thënë, se deri në fund të javës do të vendoset se si do të rregullohet kjo çështje”, tha Dragusha.
Viti i ri shkollor në Kosovë do të nisë më 1 shtator./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë