LAJMI I FUNDIT:

Transmetoi Live vrasjen e ish-gruas para vajzës së tyre të vogël: Detaje rreth ngjarjes ku mbetën tre të vdekur në Bosnjë – pas së cilës i dyshuari vrau veten

Transmetoi Live vrasjen e ish-gruas para vajzës së tyre të vogël: Detaje rreth ngjarjes ku mbetën tre të vdekur në Bosnjë – pas së cilës i dyshuari vrau veten

Një burrë në Bosnje transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e ish-gruas së tij në Instagram – pamje që thuhet se më vonë janë fshirë – para se të niste të shtënat me armë zjarri, duke vrarë dy të tjerë dhe më pas veten.

Burri, i identifikuar nga mediat boshnjake si Nermin Sulejmanoviq nga qyteti verilindor i Bosnjës, Gradacac, së pari postoi një video jashtëzakonisht shqetësuese në Instagram të premten në mëngjes, duke u thënë shikuesve se do të shihnin një vrasje live, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më pas në video shfaqet ai duke marrë një armë dhe duke gjuajtur një plumb në drejtim të një gruaje. Siç thuhet më tej, në video dëgjohen edhe klithmat e vajzës së vogël të çiftit.


Sulejmanoviq konfirmoi se e kishte lënë fëmijën të gjallë.

Tre të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur në Bosnjë - policia gjeti të dyshuarin të vdekur në veturën e tij
Lexo po ashtu Tre të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur në Bosnjë - policia gjeti të dyshuarin të vdekur në veturën e tij

Vrasësi i supozuar më vonë tha: “Unë i paralajmërova të gjithë se do të vinte deri tek kjo. Ajo e ka fshehur fëmijën tim për tetë ditë”. “Po pres të ngarkoj armën dhe të vazhdoj përpara”.

Sipas mediave lokale, Sulejmanoviq ishte anëtar i një bande dhe kishte disa dënime për akte dhune, zënka dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Nermin Sulejmanoviq pozon me gruan dhe fëmijën në një foto pa datë

Ndërsa policia filloi kërkimin për të pas vrasjes së transmetuar, i dyshuari më vonë publikoi një video tjetër në Instagram, duke pretenduar se kishte qëlluar të paktën dy persona të tjerë ndërsa ishte në arrati.

Një deklaratë e policisë në qytetin verilindor të Bosnjës, Tuzla, tha se përveç tre të vrarëve, tre persona të tjerë u plagosën përpara se vrasësi ‘të kryente vetëvrasje pasi të lokalizohej dhe para se të kapej’.

Screenshot: Instagram

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndodhi sot në Gradacac”, tha Nermin Niksiq, kryeministër i Federatës Boshnjake.

“Vrasësi i mori jetën vetes në fund, por askush nuk mund t’ua kthejë jetën viktimave të tjera”.

Autoritetet nuk kanë dhënë menjëherë detaje ose motive të mundshme për të shtënat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori