LAJMI I FUNDIT:

Vrasja me grushta e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet debati për pronën mes agresorit dhe viktimës

Vrasja me grushta e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet debati për pronën mes agresorit dhe viktimës

Ka dalë në media dosja e plotë të vrasjes së ndërtuesit Armando Meshau nga Rei Meta, katër ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë, për të cilën, sipas dëshmisë së Metës, Armando Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro, raporton A2 CNN.

“Kisha nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.


Pamje të rënda, momenti kur goditet për vdekje biznesmeni në Vlorë
Lexo po ashtu Pamje të rënda, momenti kur goditet për vdekje biznesmeni në Vlorë

Ai tregon se ndonëse kishte një kontratë me të, Armando nuk i është përmbajtur dhe prej 7-8 muajsh kishte prerë çdo komunikim me të.

Si ndodhi ngjarja?

Rei Meta, djali i anëtarës së KLP-së Nurihan Seiti Meta rrëfen se kishte shkuar në Vlorë për të takuar një mikun e tij dhe aty kishte parë edhe Armando Meshaun, ku e kishte ftuar për kafe, por ky i fundit e kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”.

Rei Meta: Hajde pimë një kafe dhe të flasim për kontratën që kemi
Armando Meshau: Nuk kemi se çfarë flasim bashkë
Rei Meta: Kemi kontratën që kam për të marrë një pronë
Armand Meshau: Ik shiko hallin se nuk më bën gjë mua
Rei Meta: Hajde të ulemi dhe të flasim dhe të merremi me gjyqe, hajde flasim

Më pas, Meshau është futur në një internet kafe, ku ka vijuar sërish debatin.

Rei Meta: Të kam paguar për shërbimin, dua dokumentet
Armando Meshau: Jo me mua këto muhabete
Rei Meta: Fol pak më qetë me mua se ka dhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin
Armando Meshau: Seriozisht e ke ti?

Referuar dosjes, Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por u dorëzua në Polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.

Ai është lënë, ditën e sotme, në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, me akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura me gjyqtare Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori