LAJMI I FUNDIT:

Gjimnazi Cambridge akreditohet nga Cambridge International School, ndryshon emrin dhe vjen me planprogram të pasuruar për vitin e ri shkollor

Gjimnazi Cambridge akreditohet nga Cambridge International School, ndryshon emrin dhe vjen me planprogram të pasuruar për vitin e ri shkollor

Gjimnazi Cambridge, institucioni arsimor që ka mbi 26 vite përvojë pune në fushën e arsimit, tashmë është akredituar si Cambridge international School dhe në njejtën kohë ka ndryshuar emrin në Horizon School. Kjo është një arritje e rëndësishme jo vetëm për shkollën por edhe për gjithë arsimin në vend, pasi që nxënësit në Horizon School tani mund t’iu nënshtrohen testeve të përpiluara dhe monitoruara nga Cambridge International Education (CIE), institucion arsimor me kredibilitet të lartë në gjithë botën.

Udhëtimi i Gjimnazit Cambridge, tash Horizon School, deri në këtë pikë është karakterizuar nga një përkushtim i palëkundur për përsosmërinë akademike, zhvillimin holistik dhe nxitjen e një mjedisi të favorshëm mësimi.

Besim Beqaj, kryetari i këshillit të Gjimnazit Cambridge ka treguar se shkolla është akredituar nga Cambridge International School në korrik të këtij viti, si dhe përmend benifitet që kanë nxënësit nga ky akreditim.

“Në afat rekord, me një angazhim maksimal ne me krenari themi që i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Dhe ne me datën 1 korrik të këtij viti kemi qenë të akredituar nga Cambridge International School dhe sot jemi pjesë e rrjetit më të madh në botë, më prestigjioz, i cili shfrytëzon edhe kurrikulën e Cambridge Press. Pra flasim për libra të cilat ne nga klasa 6-të deri në klasën e 12-të, i ofrojmë lëndët shkencore në gjuhën angleze dhe nxënësit do ta kenë mundësië të testohen në gjuhë angleze për diploma të njohura ndërkombëtarisht”, thotë ai.

Tutje ai ka shtuar se Gjimnazi Cambridge tashmë ka ndryshuar emrin në “Horizon School”, si dhe renditur arsyet që kanë quar në këtë vendim.

“Risia e këtij viti është se ne fillojmë këtë vit t ri shkollor si Cambridge International School me emrin e ri të shkollës ‘Horizon School’. Janë dy arsye për ndryshimin e emrit. Një është për të pasqyruar tërë ciklet e arsimit parauniversitar, nga shkolla parafillore deri në shkollën të mesme të lartë, por njëkohësisht edhe udhëzuesi i Cambridge International School kërkon që një shkollë e cila dëshiron të përdorë logon e Cambridge International School, të përdorë librat e Kembrigjit, të përdorë reputacionin e tyre do t% ishte mirë të krijojë një identitet tjetër jo me emrin Cambridge”, teksa ka shtuar se shkolla, stafi dhe misioni mbeten të njëjta.

Horizon School është gati të vazhdojë punën e saj të shkëlqyer në përgatitjen e nxënësve për të ardhmen e tyre. Me këtë ndryshim emocionues dhe mbështetjen e Cambridge International Education, Horizon School është gati të ndihmojë nxënësit e saj të kenë sukses në vend dhe kudo botë.