LAJMI I FUNDIT:

SHBA i jep dritën e gjelbër “serisë së parë të tankeve Abrams” – zbulohet se kur do të mbërrijnë në Ukrainë

SHBA i jep dritën e gjelbër “serisë së parë të tankeve Abrams” – zbulohet se kur do të mbërrijnë në Ukrainë

Grupi i parë i tankeve kryesore të betejës M1 Abrams, të cilat Shtetet e Bashkuara po i transferojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, është miratuar për dërgesë.

Dhe ato, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pritet të mbërrijnë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.

Kjo informatë është dhënë nga zyrtari amerikan Doug Bush më 7 gusht, i cili ka theksuar se do të transferohen jo vetëm tanket, por një paketë e plotë e pajisjeve të nevojshme për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e tyre.


Zelensky paralajmëron rusët se "mund të mbesin pa asnjë anije" nëse sulmet në portet e Ukrainës nuk ndalen
Lexo po ashtu Zelensky paralajmëron rusët se "mund të mbesin pa asnjë anije" nëse sulmet në portet e Ukrainës nuk ndalen

“Ato janë gati; tani duhet të shkojnë në Evropë dhe më pas në Ukrainë, së bashku me të gjitha gjërat që shkojnë me to”, ka thënë Bush.

“Municione, pjesë këmbimi, pajisje karburanti, ambiente riparimi. Pra, ju e dini, nuk janë vetëm tanket, por është paketa e plotë që shkon me të…”.

Ndryshe, siç kujtojnë mediat, Uashingtoni njoftoi vendimin për të pajisur Ukrainën me 31 tanke Abrams më 25 janar.

Ato pritet të mbërrijnë në shtator, me disa automjete që do të dërgohen në Gjermani në gusht, për t’iu nënshtruar riparimeve dhe modernizimit përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori