LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Grubi dhe Kovaçevski organizojnë festa me para të popullit

Lëvizja Besa: Grubi dhe Kovaçevski organizojnë festa me para të popullit

Nga Lëvizja Besa sot përmes një press konference kanë akuzuar Grubin dhe Kovaçevskin se po organizojnë festa me para të popullit.

“Mbi 500 mijë euro Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski do të harxhojnë për festat për “Open Ballkan” dhe marrëveshjen e Ohrit ndërkaq që këto janë para të popullit kërkojmë që këto tendere të anulohen sepse janë në dëmë të qytetarëve”, tha Hasim Murtezani nga Lëvizja Besa.

Nga atje thonë se këto para do të menaxhohen vetëm nga disa kompani dhe produksione të cilat çdoherë marrin pjesë në tender.


“Imagjinoni 350 mijë euro do të harxhohen për katër festa shtetërore. 150 mijë eruo para shtetërore do të harxhohen për “Open Ballkan”, 100 mijë euro do të shpenzohen për manifestimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshja e cila nuk u zbatua sot e kësaj dite”, theksojnë nga Lëvizja Besa.

Nga atje kërkojnë që të anulohen këto tenderë të dyshimtë dhe të kthehen parat te qytetarët, ndërsa organet kompetente të hapin hetime për këto raste të dyshimta./Telegrafi/