LAJMI I FUNDIT:

DOKU.TECH prezanton programin në kuadër të Dokufest, mbahet më 5 gusht në ITP Prizren

DOKU.TECH prezanton programin në kuadër të Dokufest, mbahet më 5 gusht në ITP Prizren

Edicioni i 10-të i DOKU.TECH në Dokufest

5 – 6 gusht, 2023

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren


Nën temën “Ta sjellim të Ardhmen më afër, së bashku”, edicioni i 10-të i DOKU.TECH në festivalin e tij mëmë, Dokufest, do të ketë një fokus më të lartë në ndërthurjen e artit dhe teknologjisë.
Programi do të mbahet në datat 5 dhe 6 gusht, 2023, në hapësirat inovative të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), në Prizren.

Fjalimet kyçe – DOKU.TECH do të sjellë në Prizren profesorin e Arteve, Medias dhe Inxhinierisë dhe Inxhinierisë Elektrike (ECEE), Pavan Turaga, nga Universiteti i Arizonës, i cili gjithashtu drejton Shkollën e Arteve, Medias dhe Inxhinierisë. Gjatë fjalimit të tij, profesori Turaga do të prezantojë trendet dhe çështjet ndërlidhëse të Inteligjencës Artificiale dhe industrisë kreative, duke vënë theksin në potencialin transformues të IA dhe aftësitë e saj për të nxitur kreativitetin, shtyrë kufijtë artistikë dhe për të hapur mundësi të reja.

Paneli i diskutimit “Nxitja e përfaqësimit të grave në botën e Inteligjencës Artificiale” – i cili do të përqendrohet në pasqyrimin e statusit aktual të përfaqësimit të grave në industrinë e Inteligjencës Artificiale, identifikimin e sfidave me të cilat ballafaqohen ato dhe përcaktimin e nevojës për ndërhyrje për të siguruar barazi, diversitet dhe drejtësi. Paneli do të organizohet nga IPKO Foundation dhe Women in Tech Kosovo si pjesë e projektit “Rimodelimi i të Ardhmes: Gratë e Kosovës në Frontin e Inteligjencës Artificiale dhe Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë.

Punëtoritë DokuKids – si pjesë e Programit DokuKids, do të organizojmë dy sesione punëtorish mbi Inteligjencën Artificiale dhe ndikimin në industrinë kreative me Doku fëmijët, të cilët do të kenë mundësinë të zhvillojnë diskutime, ushtrime dhe aktivitete praktike që nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në proceset kreative.

Ekspozita 360° nga Galeria 17 – Gjashtë ekspozitat e hapura deri më tani në Galeria 17, vijnë në format ndryshe. Përmes syzeve VR keni mundësinë që të shëtisni në galeri dhe të përjetoni secilën prej ekspozitave nga afër. Zgjedh ekspozitën/at që doni të shini, eksploroni veprat e artit prej artistëve të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, dhe njëkohësisht kuptoni më shumë rreth temave që Galeria 17 eksploron në kuadër të programit të saj.

 Për të ndjekur programin, regjistrohuni tani në këtë link: DOKU.TECH at Dokufest

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori