LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të duket e lehtë

Kryeziu: Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të duket e lehtë
Foto: ffk-kosova.com

Almir Kryeziu shkëlqeu në fitoren 3-0 të Ballkanit ndaj Larnes në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, futbollisti është shprehur tejet i lumtur me golin e shënuar – por që sipas tij kundërshtari nuk ishte i lehtë.

“Jemi të lumtur për fitore. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëmë të duket e lehtë”, ka thënë fillimisht Kryeziu.


Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne
Lexo po ashtu Daja me këmbë në tokë pavarësisht fitores bindëse të Ballkanit ndaj Larne

“Kemi dominuar, kemi mundur të shënojmë edhe më shumë. Por nuk është rezultat i keq”.

“Jam i kënaqur duke ditur që kemi pasur topin në pronësi dhe kemi bërë lojë të mirë”.

“Kundërshtari ka luajtur me pesë në mbrojtje, por ia dolëm të shënonim”, ka shtuar më tej anëtari i skuadrës nga Suhareka. /Telegrafi/