LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron në frengjisht Ditën e Bastijes: Rroftë miqësia e Kosovës me Francën

Osmani uron në frengjisht Ditën e Bastijes: Rroftë miqësia e Kosovës me Francën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar në gjuhën frenge Ditën Ndërkombëtare të Francës e njohur si “Dita e Bastijes”.

Përmes një postimi në Twitter, ajo është shprehur “rroftë miqësia e Kosovës me Francën”.

“Sonte, në shoqërinë e miqve të Kosovës dhe Francës, ne festuam Ditën e Bastijes —një homazh për parimet e thella që formojnë themelin e Republikës Franceze dhe idealet e përbashkëta që lidhin vendet dhe qytetarët tanë së bashku”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Në këtë festë kremtohet shkatërrimi i Burgut të Bastijes që ndodhi më 14 korrik të vitit 1789, ngjarje kjo që shënon fillimin e Revolucionit Francez, moto e të cilit ishte shprehja “Liri, barazi, vëllazëri”. /Telegrafi/