Turqia ka rënë dakord të përcjellë në parlament kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në prag të samitit të NATO-s në Vilnius.
“Jam i lumtur të njoftoj se presidenti (Recep Tayyip) Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në asamblenë e madhe kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi të hënën.
Stoltenberg nuk pranoi të jepte një datë se kur do të ratifikohej pranimi i Suedisë nga parlamenti turk, asambleja e madhe kombëtare, e cila do të vendoste për kohën e saktë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miratimi i Turqisë erdhi pasi Stokholmi ra dakord të krijonte një mekanizëm dypalësh sigurie me Ankaranë, tha Stoltenberg.
Suedia do të mbështesë gjithashtu procesin e BE-së të Turqisë, liberalizimin e vizave dhe përpjekjet për përditësimin e Bashkimit Doganor, shtoi ai.
Ai tha se NATO po krijon, për herë të parë, postin e Koordinatorit Special kundër Terrorizmit.
Suedia përsëriti se nuk do të mbështesë “organizatat terroriste YPG/PYD dhe FETO”, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas takimit mes Turqisë, Suedisë dhe shefit të NATO-s, shkruan më tej Trt World.
Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i aleatëve.
Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur marrëveshjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbështetur kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
“Jam gati të punoj me presidentin Erdogan dhe Turqinë për rritjen e mbrojtjes dhe parandalimit në zonën euro-atlantike”, tha Biden në një deklaratë, duke shtuar: “Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjithashtu e ka mirëpritur vendimin, duke thënë: “Rruga për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga ana e Turqisë është më në fund e qartë”, shkroi Baerbock, duke përshëndetur “lajmin e mirë nga Vilnius”.
Ndërkohë kryeministri britanik Rishi Sunak e quan vendimin e Turqisë “një moment historik për NATO-n që na bën të gjithëve më të sigurt”.
Ndryshe, Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Për t’u bashkuar me NATO-n, Suedia ka nevojë për miratimin e të gjithë anëtarëve të saj aktualë, duke përfshirë Turqinë, e cila ka qenë në aleancë për më shumë se 70 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë