LAJMI I FUNDIT:

Pas vërshmeve, rotarianët nga Kosova dhe Shqipëria ndajnë ndihma monetare për qytetarët e Pejës

Pas vërshmeve, rotarianët nga Kosova dhe Shqipëria ndajnë ndihma monetare për qytetarët e Pejës

Përmbytjet masive të 24 qershorit kanë “gjunjëzuar” qytetin e Pejës në Kosovë.

Qindra-mijëra banesa dhe biznese janë mbuluar me ujë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, po ashtu janë dëmtuar dhjetra vetura, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike për qytetarët pejanë.

Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën tragjikisht një fëmijë 5 vjeçar dhe nëna e tij.


Për t’iu gjendur pranë qytetarëve të Pejës në këto ditë të vështira, klubet rotariane në Kosovë dhe Shqipëri janë aktivizuar duke bërë donacione vullnetare në vlera të konsiderueshme monetare.

Themelimi i Distriktit Rotarian Shqipëri-Kosovë (2485), ka bërë që mobilizimi i klubeve të jetë edhe më i lartë dhe rotarianët nga Shqipëria t’u gjenden më pranë shqiptarëve të Pejës në këtë periudhë të zymtë.

Deri më tani është arritur një kontribut i rëndësishëm monetar, ndërkohë që vijojnë donacionet nga anëtarët.

Vërshimet në Pejë, Komisioni për vlerësimin e dëmeve sot në terren - kërkohet që të krijohet Fondi Emergjent për komunat
Lexo po ashtu Vërshimet në Pejë, Komisioni për vlerësimin e dëmeve sot në terren - kërkohet që të krijohet Fondi Emergjent për komunat

Ditën e premte, Guvernatori i parë i sapozgjedhur i Distriktit Shqipëri-Kosovë, Butrint Batalli, vizitoi Pejën, se bashku me rotarianët Granit Thaqin, Kryetarin e rradhës të KKRK-së, Skënder Boshtrakaj, njëkohësisht President aktual i Rotarisë Prishtina Newborn dhe Agon Dula, Past President i RC Gjakova-Cabrati, të cilët panë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimi i ujit, ku të prekur kanë qenë edhe rotarianë.

Batalli u shpreh se ka kërkuar nga Rotari Club Peja të bëjë një vlerësim të nevojave të komunitetit të vërshuar, të cilit do t’i vihet në ndihmë me mjetet e mbledhura nga klubet dhe rotarianët vullnetmirë.

“Presim një listë me së paku 10 familje me kushte të vështira dhe sipas kerkësës së Rotari Club Peja të cilën e pranojmë, ndihma do t’iu bëhet permës transferit të mjeteve monetare tek familjet në nevojë. Urojmë që fatkeqësi të tilla të mos na përsëriten dhe falenderojmë të gjithë kontribuesit. Të gjithë ato klube që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë për Pejën tonë, janë të ftuara të vazhdojnë edhe gjatë fillim javës që vjen”, është shprehur Batalli.

“Shërbimi ndaj komunitetit është qëllimi kryesor i Rotary International dhe të dyja vendet numërojnë mbi 1100 anëtarë të dedikuar për të dhënë më të mirën në këtë drejtim”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori