LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton Policinë e Kosovës në veri, iu shpërndan bakllavë

Kurti viziton Policinë e Kosovës në veri, iu shpërndan bakllavë

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, të mërkurën ka vizituar policinë në veri të Mitrovicës.

Kurti ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike.

Po ashtu kryeministri ka uruar festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe bakllavë.


“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, tha Kurti.

Lidhur me tensionet në veri, të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndër tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.

Von der Leyen ka kërkuar de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog.

Ndërsa dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Euronews” në Serbi ka theksuar se “situata është shumë serioze dhe askush nuk po pretendon sikur nuk kemi krizë të madhe”.

Lajçak theksoi se Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim.

“Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementet kryesore të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Ajo për të cilën ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë të komunave dhe nga ku”, ka thënë Lajçak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori