LAJMI I FUNDIT:

Voziti dyfish më shumë se sa shpejtësia e lejuar, gjobitet me 300 euro shoferi në Gjilan

Voziti dyfish më shumë se sa shpejtësia e lejuar, gjobitet me 300 euro shoferi në Gjilan

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se ka gjobitur me 300 euro një shofer në Gjilan, pasi i njëjti ka vozitur dyfish më shumë se sa shpejtësia e lejuar.

Sipas njoftimit, të njëjtit përveç gjobës i është shqiptuar edhe masa mbrojtëse në afat prej tre muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tij, ku  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim)  sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h”.


“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit  ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në komunikatën për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka inkurajuar mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

“Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, ka bërë të ditur policia./Telegrafi/