LAJMI I FUNDIT:

Franca zbulon fushatën e madhe dezinformuese të Rusisë – zbardhen mënyrat sesi shpërndaheshin lajmet e rreme

Franca zbulon fushatën e madhe dezinformuese të Rusisë – zbardhen mënyrat sesi shpërndaheshin lajmet e rreme

Franca ka zbuluar sot një fushatë të madhe dezinformimi rus – lajme të rreme armiqësore ndaj Ukrainës – të cilat aludohej se janë publikuar nga mediat e njohura franceze të lajmeve.

Shtetet perëndimore kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuara për intensifikimin e fushatave dezinformuese të udhëhequra nga Rusia, pasi Moska kërkon të ndikojë në opinionin publik në mbarë botën për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Franca dënon këto veprime të padenjë për një anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ministrja e Jashtme, Catherine Colonna.


“Autoritetet franceze po punojnë ngushtë me partnerët e tyre për të mposhtur luftën hibride të udhëhequr nga Rusia”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Franca ka dhënë alarmin viteve të fundit për fushatat e supozuara të dezinformimit rus në zonat e Afrikës frankofone, veçanërisht ato ku grupi mercenar rus, Wagner ka qenë aktiv, raporton afp.

Fushata u krye nga “akterët rus” me “entitete shtetërore ose entitete të lidhura me shtetin rus” që më pas punuan për të përforcuar ndikimin e tyre, sipas Colonna.

“Kjo fushatë bazohet veçanërisht në krijimin e faqeve të rreme të internetit që imitojnë mediat kombëtare dhe faqet qeveritare, si dhe krijimin e llogarive të rreme në rrjetet sociale”, tha ajo.

Të paktën katër gazeta të përditshme franceze – Le Parisien, Le Figaro, Le Monde dhe 20 Minutes – ishin viktima të operacionit.

Media të tjera të mëdha ishin gjithashtu në shënjestër, veçanërisht ato gjermane, duke përfshirë Frankfurter Allgemeine Zeitung, Der Spiegel dhe Bild.

Vetë ministria e jashtme franceze pengoi një përpjekje për të krijuar një riprodhim të rremë të faqes së saj të internetit, tha Colonna.

Ajo shtoi se ambasadat ruse dhe qendrat kulturore kishin marrë pjesë “aktivisht” në përforcimin e fushatës.

Fushata besohet të përfshijë teknika duke përfshirë prodhimin e artikujve të rremë në një faqe identike në të gjitha aspektet me ato të faqeve legjitime të organizatave mediatike, por me një emër domeni të ndryshëm — për shembull .ltd në vend të .fr.

Operacioni i zbuluar nga qeveria është “faza e dytë” e një fushate që kishte dalë tashmë në dritë në vitin 2022, “por me mënyra më të sofistikuara veprimi që synojnë të anashkalojnë kundërmasat dhe të jenë më pak të dukshme”, tha një burim sigurie që kërkoi të mos identifikohet.

Ky operacion i ashtuquajtur “Doppelgaenger” ishte dokumentuar në vitin 2022 nga organizata EU Disinfolab dhe Meta, kompania mëmë e Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori