LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Jemi të gatshëm për çdo vendim që do të mundësonte miratimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese

Grubi: Jemi të gatshëm për çdo vendim që do të mundësonte miratimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese

Zhvillimet e fundit politike në vend, procesi i ndryshimeve kushtetuese, rruga e integrimit europian, si dhe fillimi i punës për korridoret 8 dhe 10D, ishin në qendër të bisedimeve në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit Artan Grubi me zv.ambasadorin e SHBA-së në vend Eric Meyer.

Siç njoftoi Kabineti i Grubit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend, për procesin e integrimit evropian dhe vazhdimin e rrugës për hapjen e kapitujve të negociatave.

Grubi theksoi se e ardhmja evropiane e qytetarëve dhe e vendit është më e rëndësishme dhe se janë të gatshëm për çdo vendim që do të mundësonte miratimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese.


“Diskutimi për rëndësinë e zbatimit të projekteve si Korridori 8 dhe 10D jo vetëm për vendin, por edhe për të gjithë rajonin, bëri që të gjithë Qeveria të angazhohet për zbatimin e shpejtë dhe cilësor të tyre, tashmë pas miratimit të ndryshimeve ligjore”.

“Gjatë takimit, Grubi falënderoi Meyer për mbështetjen e madhe për vendin tonë në rrugën evropiane, si dhe për vazhdimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori