Maqedonia e Veriut përmes zbatimit të praktikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), synon të krijojë një ombrellë për t’u mbrojtur nga manipulimi i dezinformatave.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë qëndrimit në SHBA brenda kësaj jave me përgjegjësin e Qendrës Globale të Angazhimit, James Rubin, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në luftën kundër manipulimit të informacionit.
“Memorandumi për bashkëpunim parasheh intensifikimin e bashkëpunimit në aktivitetet që Qeveria ndërmerr në trajtimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave të mira dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit, këshillimin dhe udhëzimin në luftën kundër dezinformimit e rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të dezinformimit”. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, lija Zhupanoski, bashkëpunëtor për komunikim digjital i kryeministrit Kovaçevski.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Mlladen Çadikoski, i konsideron këto memorandume si shumë të rëndësishme, veçanërisht kur merret mbështetje nga SHBA-ja.
Ai shton se për të rezultuar me sukses lufta kundër dezinformatave dhe që qytetarët mos bien pre e manipulimit të informacioneve, duhet investuar në edukimin mediatik të të gjithë shoqërisë, duke filluar nga shkollat fillore.
Edukimi mediatik mbetet mbrojtja më e mirë nga dezinformatat”.
“Ne si shoqëri duhet angazhuar me shumë përkushtim në luftën kundër dezinformatave, përkatësisht detektimin e lajmeve të rrejshme duke filluar nga fëmijët në moshën më të hershme, si dhe të punojmë në edukimin e opinionit për rreziqet që sjellin dezinformatat”, thotë Çadikoski.
Sipas tij, kësaj çështjeje duhet t’i qasen në mënyrë sistematike Ministria e Arsimit, mediat dhe institucionet tjera, për edukimin e qytetarëve që të dinë të njohin, përkatësisht t’i detektojnë burimet që shpërndajnë lajme të rrejshme.
“Në kohën e sotme duhet mësuar si t’i lexojmë lajmet, të mësojmë se kush janë mediat e besueshme kundrejt qendrave propaganduese që shërbejnë për qëllime të caktuara politike apo gjeostrategjike. Edukimi mediatik mbetet mbrojtja më e mirë nga dezinformatat”, thekson Çadikoski.
Punonjësit mediatikë që në fokus kanë luftën kundër lajmeve të rrejshme theksojnë se burim i dezinformatave mbeten Rusia dhe Kina. Ata përmendin edhe Serbinë si burim dezinformatash për rastet që synojnë mbrojtjen e agresionit rus në Ukrainë.
Dezinformatat kryesisht ndërlidhen edhe me devijimin e vlerave që mbron Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit ka për qëllim të bëhet Maqedonia e Veriut.
“Çështja e dezinformatave është bërë aktuale së fundmi pasi duke qenë në kohë lufte, pra luftën në Ukrainë, kuptuam se lufta më nuk bëhet vetëm me armë, por edhe përmes keqinformimit të njerëzve. Prandaj, këto çështje dalin në një nivel tejet të lartë politik duke marrë deklarata kaq direkte për mbrojtjen nga dezinformatat. Kjo është arsyeja se pse i dëgjojmë politikanët e nivelit të lartë të flasin për dezinformatat pasi edhe për ata është e qartë se kur qytetarët keq informohen, reagimet për punën e tyre bëhen mbi bazë të një informacioni jo të saktë”, thekson Nazim Rashidi, gazetar dhe ligjërues i Shkencave të komunikimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë e shprehjes në botë, Maqedonia e Veriut është cilësuar si vend “pjesërisht i lirë” duke shënuar përparim minimal për vetëm një pikë krahasuar me vitin e kaluar gjegjësisht ka marrë 68 pikë prej 100 pikëve të mundshme. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?