LAJMI I FUNDIT:

Mbi 50 të vdekur, qindra të shtruar në spitale dhe 23,000 të zhvendosur nga dhuna etnike në Manipur të Indisë

Mbi 50 të vdekur, qindra të shtruar në spitale dhe 23,000 të zhvendosur nga dhuna etnike në Manipur të Indisë

Dhuna etnike në shtetin indian të Manipur ka vrarë më shumë se 50 njerëz, ka lënë qindra të shtruar në spitale dhe ka zhvendosur 23,000 të tjerë, sipas zyrtarëve të spitaleve dhe ushtrisë indiane.

Thënë më saktë, të paktën 55 persona kanë mbetur të vdekur dhe 260 të tjerë janë shtruar në spital që kur shpërtheu dhuna midis anëtarëve të grupeve etnike Kuki dhe Meitei në fillim të kësaj jave, thanë të dielën zyrtarët e spitalit në qytetin Imphal, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ushtria indiane, ndërkohë, tha se 23,000 civilë ishin larguar si pasojë e luftimeve, ndërsa njerëzit e zhvendosur ishin vendosur në baza ushtarake dhe garnizone në shtet.

Dy grupet etnike janë përplasur në rrugët e Imphal në lindje të Indisë dhe gjetkë.

Plagët me armë zjarri janë lëndimi më i zakonshëm, sipas zyrtarëve në spitalet Imphal, Instituti Rajonal i Shkencave Mjekësore, Instituti i Shkencave Mjekësore Jawaharlal Nehru dhe Spitali i Qarkut Churachandpur.

“Shumica e pacientëve po vijnë me lëndime të rënda nga plumbat ose janë goditur në kokë me shkopinj”, ka thënë për CNN, Dr Mang Hatzow nga Spitali i Qarkut Churachandpur në Manipur.

Trupat e ushtrisë indiane janë dislokuar në rrugë dhe një ndërprerje pesëditore e internetit celular është në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori